Fuga e vdekjes

Anselm Kiefer - Sulamith

Paul Celan

Tamlin e zi të ferkut të dritës ne natën e pijmë
e pijmë në mëngjes dhe ditën dhe natën e pijmë
e pijmë dhe e pijmë
ne mihim një varr në hapësirat e ajërta ku ngushtë nuk është
për t’u shtrirë
në shtëpi banon një njeri ai me nepërkat dëfrehet ai shkruan
Gjermania është gërsheti i artë i Margaritës veshur në mug
ai shkruan del nga shtëpia nën yje dhe
ndjell qentë
ai hebrejt e vet i thërret dhe i urdhëron të hapin një varr
na urdhëron të kërcejmë të qeshim e këndojmë

Tamlin e zi të ferkut të dritës ne natën e pijmë
e pijmë në mëngjes e mesditë dhe në mbrëmbje e pijmë
e pijmë dhe e pijmë
në shtëpi banon një njeri ai me nepërka zbavitet dhe shkruan
Gjermania është hiri i gërshetit tënd Sullamith i veshur në mug
gërmojmë një varr atje në ajri ku s’është ngushtë

na urdhëron të gërmojmë më thellë të këndojmë e dëfrehemi
ai tund revolverin bërtet dhe sytë i ka të kaltër
gërmoni më thellë kurse ju të tjerët këndoni e kërceni

Tamlin e zi të ferkut të dritës ne natën e pijmë
e pimë në mëngjes e mesditë dhe në mbrëmje e pijmë
e pijmë dhe e pijmë
në shtëpi gërsheti yt i artë Margaritë hiri i gërshetit tënd
Sulamith një njeri banon në shtëpi me nepërka dëfrehet
ëmbël për vdekjen luani na urdhëron vdekja është një usta
gjerman
i bini më ngrysur violinës bërtet që zëri juaj të shtjellet
si tym i trashë
atëherë varrin tuaj ndër re do ta gjeni aty ku s’është ngushtë

Tamël i zi i i ferrkut të dritës ty natën të pijmë
të pijmë ty ditën vdekja është një usta gjerman
të pijmë në mëngjes dhe natën të pijmë
vdekja është usta gjerman me sy të kaltër
ai të qëllon me plumb dhe drejt e në shenjë
në shtëpi gërshetat e tu të artë Margaritë një njeri banon
ai na i ndërsen qentë dhe një varr qiellor na dhuron
me nepërkat dëfrehet dhe ëndërron për vdekjen ustai gjerman

gërshet i artë Margaritë
gërshet prej hiri Sulamith