Njëmijë vjet keqardhje për shkronjën “H”

 

Pyeti presja: ç’ndodh kur takohen dy pikpyetje?

Përgjigjet kllapa: tri pikëçuditëse.

                                                             Anton Pashku

 

I

Herioglife hidhërimi hanë hënë. Hulli

Hundorësh hapën Hunët e humbën humbellash.

 

Hepohen Hamletë harrakatë hamendjesh:

Huti hapat heq humnerash.

 

Hov e hidhem hamulloresh,

Hyj humbas në heshtje hithrash.

 

Hoje honesh historikë –

Hy e himne himerikë.

 

Hapen hallkat hapësisë:

Helenizëm.

Hurb harresa helm hazdisë:

Histerizëm.

 

 

II

Hordhi hardhucash – halë hakmarrje hipokrite.

Horizontit hungërijnë hymne hetite.

 

Hurdhë.

 

Hemoragji.

 

Hiçi hëngër hudhra hijesh hijerënda.

Hark i hapur hanxharonte hyjzit hëna.

 

Hajmali havasë harushat hapërdarë,

Huqe-holla si havjari mbi hoshmar.

 

Herë hare harbojnë hatullat e hirta,

Herë hollohet hink e hellit – hingëllima.

 

Hù haraçi, hurmë hendeku, hatà has,

Harpa hup hire hapash në hashash.

 

 

  III

Huti hutat hir’ i horës harrimtare!

Hyr e ha haje e hije hijerorje!

O haliç hallesh halldejase habertare!

Himene! hukamë harqesh humbëtorje.

 

Hamës humbësi horroresh: hosana!

Hekur han havan’ i huaj: hosana!

Heralkitin honeps Hegeli: hosana!

Heraherë hidet janë Hidra: hosana!

 

Heshtin heshta e habitur harmoninë.

Hallvë hakmarrje hap hamshori me hanxhinë.

Hyn hajduti, hyn harbuti si harap –

Hartë e harxh hamalli hodhi në hesap.

 

 IV

Heliocentrizëm. Humababa humbi hartës:

Hallat hallve horasani harrimegër.

Hungurijnë Hesperidet hymn Helladës

Dhe Hermesit: Huserl. Hajdeger.

 

Halë e hyjve hyjnizues – Hiroshima.

Hajku hupas hjek hise harakiri.

Hapsanë hanesh hem hutoresh has Harkovi,

Hunj harrimi heq hebreu: hime hiri.

 

Herr Halili hoje hejesh hajdutnisht,

Hapin hijshëm hedh hajatit pas Hyjrisë.

Hoshgjelden! – hundëzon Harambashi.

Hasta la vista! – heq harrimi hurbë hashashi.

 

 

V

Herë hero, herë hasëm hyqimeti,

Herë hutim, herë harrim hapësisë,

Herë hulli i hardhuar n’hall Hamleti –

Hijerore herë harlisur hajmalisë.

 

Himalajë, – hon heterash huamarrë,

Hordhi hindësh harrakatur, hapërdarë.

Hilozoizëm heraldik: hiperbolë.

Hipoteza – haku i humbjes: hekatombë.